Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj së marte në aksin rrugor “Fier- Levan”, në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”.
Një automjet është përplasur me një motomjet dhe për pasojë drejtuesi i motomjetit është rrëzuar.
Ai është transportuar drejt spitalit Rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.




