FOTO/ Përplasen 2 makina, plagoen 3 persona, 2 prej tyre femra 25-vjeçare

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Tushemisht.

Dy mjete janë përplasur e për pasojë janë plagosur 3 persona.

Të plagosurit janë një i ri 22 vjeçar dhe 2 vajza 25-vjeçare, të cilat këto të fundit kanë qenë në të njëjtin mjet.

Të plagosurit u transportuan në spital ndërsa policia është në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, dyshohet që shkak të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur