Policia ka arrestuar portierin e nje skuadrre yë futbollit.
Arrestimi ka ardhur si pasojë e dhunës që portieri 22 vjeçari ka ushtruar ndaj një efektivi policie pas përfundimit të ndeshjes Kukës-Tërbuni që u fitua nga vendasit.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan shtetasin B. M., 22 vjeç, banues në Tiranë (portier i skuadrës së futbollit “Tërbuni”), pasi në përfundim të ndeshjes së futbollit “Kukësi- Tërbuni”, në stadiumin “Kukës Arena”, ka dhunuar, për motive të dobëta, një punonjës të Policisë Bashkiake Kukës”- thuhet në njoftim.




