Një autobus është përfshirë nga flakët paraditen e sotme.
Bëhet fjalë për autobusin e linjës “Tiranë-Kamzë”.
Sipas raportimeve nga terreni zjarri është shfaqur fillimisht në pjesën e motorrit, duke përhapur panik te qytetarët, për për fat të mirë nuk ka të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Kamzës, të cilat kanë neutralizuar flakët.
Po hetohen shkaqet.



