EMRAT/ Aksident, përplaset furgoni me “Benzin”, humbin jetën nënë e bir

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Paulesh.

Një furgon që drejtohej nga 44-vjeçari Anesti Bufi, është përplasur me një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin Klodian Shahinin.

Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi Klodian Shahini dhe pasagjerja në këtë automjet, shtetasja Fatbardha Shahini., 55 vjeçe, e cila ishte nëna e tij.

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i furgonit dhe katër pasagjerë që udhëtonin me furgon. Ata janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Share This Article