Vrau 2 persona dhe plagosi 2 të tjerë,, zbardhet dëshmia e Ragip Gilës në polici

Jugulajm.net
1 Min Read

Është zbardhur dëshmia 30-vjeçarit, Ragip Gila, autori i dyshuar i masakrës së ndodhur sot në Shkodër, ku mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa u plagosën Erogen Vaso dhe kamarierja Meri Kaceri.

Gila ka deklaruar se objektivi i tij ishte vetëm Erogen Vaso Bajroviç, vëllai i Denis Bajroviçit, me të cilin pretendon se kishte një konflikt personal.

“Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso pas një problemi personal me të. Vaso ka ndenjur duke më kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam patur personale vetëm me Erogen Vason dhe doja të qëlloja vetëm atë. Pra kam patur probleme personale me të”, është shprehur Gila.

Ndërkohë, policia po heton mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë që mund ta kenë porositur për vrasjen e 43-vjeçarit Erogen Vaso, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Share This Article