Procedohet 46-vjeçarja, goditi me grusht dhe i dëmtoi makinën 1 shtetasi në Tepelenë

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen D. H., 46-vjeçe, banuese në Vlorë, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin Z. B., banues në Tepelenë, dhe i ka dëmtuar automjetin atij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article