Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, pak para mesnate në qendrën tregtare TEG.

Menaxheri i sigurisë së qendër tregtare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri.

Ai është identifikuar si Mikel Luarasi, 45 vjeç.

Nuk dihen ende shkaqet që e çuan 45-vjeçarin drejt këtij veprimi ekstrem teksa nga ana e policisë kanë nisur hetimet.

“Më datë 01.08.2023, rreth orës 23:15, te qendra tregtare Teg, shtetasi M. L., 45 vjeç, (menaxheri i sigurisë së kompanisë Acrem që menaxhon sigurinë e TEG), dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.