Një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në qafë këtë të shtunë në Sarandë.
Sipas policisë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
Autor i kësaj ngjarje është një 32-vjeçar. Ai është vënë në pranga dhe është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje për këtë ngjarje.
Ndërsa i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, por policia po vijon hetimet për t’i sqaruar ato.