Aksident, përplasen 2 makina, plagosen 2 persona

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të kësaj së marte në hyrje të autostradës  “Elbasan-Tiranë”. Dy automjete, që dyshohet se po lëviznin me shpejtësi të lartë, janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas burimeve paraprake nga vendngjarja, si pasojë e përplasjes janë lënduar dy persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore.

Ende nuk ka informacion mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë segment është vështirësuar përkohësisht.

Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar lëvizjen.

Share This Article