Burri humb jetën në farmaci, shkoi për të marrë ilaçet dhe…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot, ku një person humbi jetën brenda një farmacie në lagjen nr. 17 të Korçës. Sipas të dhënave paraprake, ai kishte shkuar për të marrë medikamente, pasi vuante nga probleme kardiake.

Gjatë qëndrimit në farmaci, dyshohet se qytetari ka pësuar një atak kardiak, i cili ka rezultuar fatal, pavarësisht se ngjarja ndodhi në një ambient ku kishte ndihmë të menjëhershme mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e vdekjes dhe për të verifikuar çdo detaj që lidhet me incidentin.

Share This Article