Një grua rreth 50-vjeçe ka humbur jetën aksidentalisht këtë të enjte në qytetin bregdetar të Vlorës.
Gruaja ka qenë duke ecur në bulevardin “Ismail Qemali të qytetit kur është rrëzuar përtokë. Pas rrëzimit gruaja ka humbur jetën.
Nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja i ka ardhur pasi ka përplasur kokën në një prej bordurave të bulevardit të Vlorës.




