Burime mediatike bëjnë të ditur që Kujtim Cakrani, avokat i ish-presidentit Meta është dhunuar në Vlorë.
Sipas burimeve, Cakrani është konfliktuar me persona të tjerë në një pikë karburanti për arsye ende të paqarta, ku dhe e kanë goditur me derën e automjetit në fytyrë.
Aktualisht Cakrani ndodhet në Spitalin e Vlorës duke marrë ndihmë mjekësore i shtruar në repartin e kirurgjisë.




