Një konflikt mes dy shitësve të biletave të anijeve turistike ka përfunduar me plagosje në Portin e Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, dy personat janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ndërsa gjatë përplasjes njëri prej tyre është qëlluar me thikë dhe ka mbetur i plagosur.
Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit.




