Futboll, ndeshje miqësore, ”Oriku” – ”Luftëtari” , ja rezultati, ja shënuesit…

Jugulajm.net
1 Min Read

Ekipet e futbollit të ”Orikut” të Orikumit dhe ”Luftëtarit” të Gjirokastrës vijojnë përgatitjet për sezonin e ri, ku dje zbritën në stadiumin e Orikumit për një  test miqësor.

Pas ngarkesave të fazës përgatitore, kjo miqësore ishte një mundësi e mirë për trajneret dhe stafet teknike të të dyja ekipeve për të provuar futbollistët në dispozicion, për të parë gjendjen fizike dhe për të korrigjuar elementët që duhen përmirësuar përpara nisjes së sezoneve zyrtare.

Ndeshja u zhvillua me garë të ndershme sportive nga të dyja ekipet, ku në fund gjithcka përfundoi në barazim me rezultatin 2-2.

Golat për ekipin e ”Luftëtarit” u shënuan nga Zani dhe Devolli.

Kujtojmë se para 4 ditësh ”Luftetari” fitoi miqësoren me ”Butrintin” në Sarandë me rezultatin 3-0.

Share This Article