Gjatë kësaj të enjteje janë zhvilluar kontrolle në tre burgje. Specifikisht në Shkodër, Peqin dhe Durrës, ku janë gjetur gjithsej 6 aparate celularë.
Kontrollet janë kryer nga grupet e sigurisë në bashkëpunim me stafet e burgjeve, si pjesë e masave për parandalimin e futjes dhe përdorimit të sendeve të ndaluara brenda ambienteve të paraburgimit.
Në burgun e Durrësit, në godinën “A”, gjatë kontrollit në një nga dhomat e të paraburgosurve, është gjetur një telefon i tipit iPhone poshtë jastëkut të një të paraburgosuri, i cili e ka pranuar se ishte në pronësi të tij.
Po në të njëjtin ambient janë gjetur edhe dy pajisje USB, të cilat janë sekuestruar si sende të ndaluara.
Për të gjitha rastet janë përgatitur dokumentet përkatëse dhe materialet i janë kaluar institucioneve përgjegjëse për veprime të mëtejshme ligjore.







