Nje 67-vjeçar me banim ne Gjirokaster eshte arrestuar nga policia e ketij qyteti, pasi eshte kapur ne flagrance duke ushtruar dhune ndaj bashkeshortes se tij.
Njoftimi i policise:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 67 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, shtetasja F. B., 61 vjeçe, se shtetasi S. B. ka thyer urdhrin e mbrojtjes të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Materialet në ngarkim të shtetasit S. B. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.