Sot në Kuvend/ Berisha: Udhëtimi i fundit i Ramës me avion-taksi kushtoi 300 mijë euro

Jugulajm.net
2 Min Read

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se udhëtimi i fundit i kryeministrit Rama me avion kushtoi 300 mijë euro.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha u shpreh se për të disatën herë po shkelet neni 80 i kushtetutës, i cili detyron kryeministrin të paraqitet në interpelancë kur deputetët e kërkojnë për interesat e qytetarëve.

Lideri demokrat theksoi se parlamenti po del jashtë kushteve të rendit kushtetues dhe të respektimit të kushtetutës.

Sali Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë. Zoti kryetar. Çështja themelore që unë dua të shtroj sot këtu është kushtetuta e vendit dhe kushtetutshmëria e seancës. Në qoftë se për të tetën apo të dhjetën herë, shkelen në parlament neni 80 i kushtetutës, i cili detyron kryeministrin të paraqitet në interpelancë kur deputetët e kërkojnë për interesat e qytetarëve dhe ai nuk vjen, e vërteta është se parlamenti del jashtë kushteve të rendit kushtetues dhe të respektimit të kushtetutës.

Është bërë si kurrë ndonjëherë në 35 vite. Kreu i ekzekutivit i tmerruar nga veprat e tij nuk guxon të dalë në këtë platformë para qytetarëve dhe deputetëve, për krimet e rënda, për problemet madhore që mbajnë autorësinë e tij. Ndërkohë shqiptarët rrokullisen çdo muaj dhe më shumë në varfëri. Ai fluturon në dy vite, 23 milionë euro fluturime, me avion taksi. Tani u rikthye prapë. Mediat informojnë se në udhëtimin e fundit avioni shkon 300 mijë euro. Parlamenti bllokohet në hetimin e tij.

Share This Article