LAJM I FUNDIT/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset shoferja 40-vjeçare

Jugulajm.net
1 Min Read

Një mjet, i cili shërbente për shërbime taksi, ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Kashtbardhë në rrugën kombëtare Lushnjë-Berat, ku për pasojë ka mbetur e aksidentuar rëndë drejtuesja e mjetit.

Sipas një njoftimi, raportohet se drejtuesja e mjetit një 40 vjeçare me iniciale M.Sh ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Mjeti ka përfunduar në kanalin kullues përgjatë rrugës. 40-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe është nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që për nxjerrjen e saj është dashur ardhja e zjarrfikësve të qytetit.

Policia në vendngjarje po kryen dokumentimin e ngjarjes dhe po disiplinon trafikun.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur