Ambasada shqiptare në Greqi ka sqaruar të gjithë shqiptarët që janë në proces aplikimi për paisje/ripaisje me leje qëndrimi dhe që posedojnë vërtetimin përkatës në Republikën e Greqisë.
Me anë të një njoftimi, ambasada jonë jep informacion mbi vendimmarrjen greke si më poshtë:
Pas komunikimeve të vazhdueshme të Ambasadës Shqiptare në Athinë me institucionet kompetente Greke, ju bëjmë me dije se:
Me Vendimin Nr. //-’, publikuar në Fletoren Zyrtare të Qeverisë së Republikës Greke, sot, në datën , mbi “Daljen dhe rihyrjen e shtetasve të huaj të vendeve të treta me leje qëndrimi, afati i vlefshmërisë së të cilave ka përfunduar dhe të shtetasve të huaj të vendeve të treta që kanë aplikuar për paisje me leje qëndrimi”, përcaktohet se:
Gjatë periudhës — deri më –, lejohet dalja në një vend të tretë, jashtë shteteve anëtare të shengenit, dhe rihyrja e shtetasve të vendeve të treta që banojnë ligjërisht në Greqi, mbajtës të:
Një vërtetimi të vlefshëm aplikimi për pajsije për herë të parë ose ripajisje me leje qëndrimi, sipas neneve 10 dhe 11 të ligjit nr. 5038/2023 ose
Një vërtetimi të vlefshëm të posaçëm të qëndrimit të ligjshëm, sipas nenit 16 të ligjit nr. 5038/2023, me kusht që të dalin nga Greqia brenda periudhës së sipërpërmendur dhe të posedojnë pasaportë të vlefshme ose dokument tjetër udhëtimi të njohur nga Greqia.
Nga ky Vendim përfitojnë të gjithë shtetasit shqiptarë që janë në proces aplikimi për paisje/ripaisje me leje qëndrimi dhe që posedojnë vërtetimin përkatës.
Për më tepër informacion, lutemi, referojuni lidhjes:
https://www.et.gr/api/Download_Small/?fek_pdf=20240201761
Për çdo paqartësi apo informacion shtesë, lutemi kontaktoni Ambasadën në nr. – dhe nëpërmjet e-mail-it .@…