Avokati Kujtim Cakrani u dhunua të dielën në qytetin e Vlorës. Në një intervistë për mediat, avokat Cakrani tregoi se ngjarja ndodhi në një karburant në hyrje të qytetit ku dy të rinj e kishin provokuar dhe më pas e kishin goditur me një mjet prerës.
Ai u shpreh se nuk i njeh personat qe e dhunuan dhe nuk i di motivet e ngjarjes.
“Më kanë dhunuan dy të rinj që nuk i njihja. Më provokuar dhe më pas më goditën. Nuk mund të them më shumë se nuk di gjë. Ndodhi në hyrje të qytetit, në një karburant. Pasi më provokuan, njëri erdhi nga pas dhe më goditën me mjet prerës, nuk e di çfarë vishte. Nuk i njihja dy të rinjtë”, tregoi avokat Cakrani.




