EMRAT/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, firmosen lëvizjet e disa prej drejtuesve të uniformave blu

Jugulajm.net
1 Min Read

Këtë mërkurë janë miratuar një sërë lëvizjesh në radhët e disa prej drejtuesve të Policisë së Shtetit.

Konkretisht:

Altin Qato nga Drejtor i Policisë Rrugore u emërua pedagog në Akademinë e Sigurisë.

Perlat Vatoci nga Këshilltar i Drejtorit u emërua Drejtor i Policisë Rrugore.

Arbër Zemani nga Shef i Sektorit të Narkotikëve në DVP Tiranë u emëruar Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit Shkoder.

Adrit Elmazi nga Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit Shkodër u emërua në DPPSH, Specialist te  Drejtoria Strategjike.

Share This Article