Dhunohet rëndë i riu, ka fraktura të shumta në kokë dhe thyerje të gishtave

Jugulajm.net
1 Min Read

Një i ri është gjetur i dhunuar shumë keq mbrëmjen e kësaj së shtune. Ngjarja ka ndodhur në një lagje periferike të qytetit të Korçës.

Kanë qenë banorët ata që kanë lajmëruar policinë, ndërsa i riu është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës.

Burime nga spitali bëjnë me dije, se i riu ka fraktura të shumta në kokë dhe thyerje të gishtave, ndërsa vet i riu shprehet se nuk e mban mend kush e ka dhunuar.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Share This Article