E tallnin në lagje, 13-vjeçarja hidhet nga kati i 3 i pallat

Jugulajm.net
2 Min Read

Një vajzë e mitur e moshës 13-vjeçare është hedhur ditën e sotme, 4 tetor, nga kati i tretë i pallatit ku banon në Korçë. Fatmirësisht, e mitura ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekimin e nevojshëm.

Gazetarja e Klan News, Daniela Zizi, ka arritur të marrë një deklaratë nga e ëma e saj, duke hedhur dyshimet se ngjarja ndodhi për shkak të bullzimit. Siç deklaron prindi, vajzat e saj kanë përjetuar dhunë nga fëmijë të tjerë. E njëjta gjë ka ndodhur dhe ditën e sotme, e madje siç shprehet ajo, një prej fëmijëve e ka sulmuar dhe atë në stomak. Për këtë arsye, e ëma është shoqëruar në polici, ndërsa ngjarja e rëndë e së bijës ndodhi teksa ajo ndodhej në komisariat.

“Burrin e kam në burg për dhunë në familje, kam katër fëmijë. Vajzën e madhe ma kanë rrahur, edhe vajzën e dytë. Po shtohen bullizimet. Para dy ditësh e ka goditur çupën një vajzë në kurriz. I thashë asaj që ma goditi mos të më bezdisin vajzat time. Sot prapë i vajti çupës time ta godiste. Më goditi dhe mua në stomak dhe mua më morën në polici. Kur isha unë në polici, çupa u hodh nga kati i tretë. U hodh se e tallnin fëmijët në lagje, i thoshin që “mamin ta morën në polici, jeni fshatarë”, u shpreh ajo.

Prindi bën apel për marrje të masave të nevojshme.

“Merrni masa se nuk më lënë rehat”, tha ajo.

Share This Article