EMRI/ Identifikohet viktima që u vra me thikë

Jugulajm.net
1 Min Read

Është identifikuar burri që u vra mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën e Babrrusë në Kamëz.

Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është shtetasi Hajdar Ismailgeci, 40 vjeç.

Policia raportoi më herët se nga kqyrja paraprake, në trupin e viktimës është konstatura një plagë e shkaktuar me mjet prerë, ku dyshohet si ai është qëlluar me thikë.

Hajdar Ismailgeci u gjet i pajetë në mes të rrugës pranë shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari”.

Ende nuk dihet se kush është autori, i cili dyshohet se ka përfituar nga errësia për t’u arratisur.

Policia tha se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Share This Article