Gjykata ka dënuar Erdgys Arrazin, i cili akuzohet se çoi drejt vetëvrasjes gruan e tij, Alma Arrazi, e cila u mbyt në lumin e Bunës bashkë me tre fëmijët e mitur.
Gjyqtari i Shkodrës, Orgent Nazaj, dënoi me 6 vite burgim Arrazin, për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim u ul në 4 vite burg.
Hetimet e prokurorisë zbuluan se Erdgys Arrazi ka kryer sjellje që diskretitojnë dinjitetin e Alma Arrazit, duke e detyruar atë të vetëvritet dhe të mbysë edhe tre fëmijët e saj.
Më 5 maj të vitit të kaluar Alma Arrazi mori me vete tre fëmijët e saj dhe u hodh në ujërat e lumit Buna në Shkodër duke i dhënë fund jetës.
Dyshohej se gruaja dhunohej nga bashkëshorti i saj me këtë të fundit që kishte edhe një lidhje jashtë martese. Në gjendje të rënduar psikologjike, Alma Arrazi mori tre fëmijët duke i dhënë fund jetës në mënyrë tragjikë, bashkë me tre fëmijët e saj.




