EMRAT/ Operacioni antidrogë, 7 të prangosur, disa në kërkim, sekuestrohen 500 kg kanabis

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia e Vlorës mbrëmjen e djeshme ka zhvilluar një megaoperacion kundër lëndëve narkotike.

Referuar burimeve, deri tani janë arrestuar 7 persona, të cilët dyshohen si aktorë të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe janë shpallur në kërkim disa tê tjerë.

Po ashtu janë katër automjete të sekuestruara, dy prej tyre furgonë. Deri tani raportohet se janë bllokuar rreth 500 kg lëndë narkotike e llojit kanabis.

Të arrestuar:

Idriz Meminaj

Romir Meminaj

Emanuel Meminaj

Nertin Gjoni

Xhuliano Gjoni

Laurent Likaj

Altin Mece

Share This Article