LAJM I FUNDIT/ Vritet me thikë 50-vjeçari, ja dyshimet…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një burrë rreth 50-vjeç është gjetur i pajetë mbrëmjen e kësaj sëenjteje, 2 tetor, në zonën e Babrrusë në Tiranë.

Paraprakisht, dyshohet se ai është goditur me thikë, siç njofton edhe Policia.

“Rreth orës 20:10, në Babrru, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Share This Article