Policia e Shtetit ka arrestuar një shtetas, që akuzohet për dhunë në familje.
Sipas njoftimit të bluve të Korçës, në pranga ra shtetasi E. M., 47 vjeç, banues në fshatin Kreshovë, Kolonjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe ndaj vëllait, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.