Ka përfunduar në prangat e policisë drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Sarandës, Nasip Hoxha, 57 vjeç.

Hoxha është ndaluar me urdhër të Prokurores Besjana Sadikaj, ndërsa dyshohet për “shpërdorim detyre”.

Hoxha ishte në detyrë prej rreth 5 muajsh.

Ai është drejtori i tretë radhazi në Bashkinë Sarande që ndalohet me urdhër të Prokurorisë së Sarandës në harkun kohor të 19 muajve.