Një zënkë mes punonjësve e pronarëve të dy agjencive funerale që operojnë prej vitesh në qytetin e Fierit ka përfunduar sot në një konflikt të dhunshëm.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 28 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasit J. M., 47 vjeç, M. S. 38 vjeç dhe E. Rr., 35 vjeç, të gjithë banues në Fier, pasi dyshohet se për motive konkurrence, kanë goditur me send të fortë dhe kanë kanosur shtetasin E. S., 38 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas aktualisht është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.