SPAK ka ndërmarrë një operacion të gjerë në Sarandë.
Prej orëve të para të mëngjesit, forcat policore kanë kryer kontrolle në disa banesa dhe kanë shoqëruar disa persona. Burime nga hetimi bëjnë me dije se deri tani janë arrestuar tre persona, ndërsa kërkimet vijojnë për të tjerët.
Operacioni është shtrirë në Sarandë dhe Delvinë.
Mësohet se në Sarandë janë shoqëruar tre persona, dy prej të cilëve janë lënë në masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa një tjetër është vendosur në masën “Detyrim paraqitje”. Ndërkohë, në Delvinë janë shoqëruar edhe nëntë persona të tjerë.
Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe disa celularë që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim.