EMRAT-FOTOT/ Zyrtare, 4 kandidatë për pozicionin drejtues të SPAK-ut

Jugulajm.net
1 Min Read

Janë zyrtarizuar emrat e katër kandidatëve që do të garojnë për pozicionin e kreut të SPAK.

Ata janë prokurorët Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnan Xholi. Më herët u tërhoq nga procesi prokurori Sotir Kllapi.

NJOFTIMI I KLP:

Në vijim të procedurës për përzgjedhjen e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), njoftojmë se, në përfundim të afatit zyrtar dhe kohës së pritjes për depozitimin e dokumentave nëpërmjet shërbimit postar, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë depozituar shprehjen e interesit për këtë pozicion prokurorët si më poshtë vijon:

* Klodian Braho,
* Elvin Gokaj,
* Doloreza Musabelliu,
* Adnan Xholi.

Share This Article