16-vjeçarja largohet nga shtëpia, vëllai bën kallëzim në Polici

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 16-vjeçare ka humbur kontaktet me familjen e saj.

Autoritetet policore raportojnë se ajo është larguar nga banesa e saj në fshatin Bregas tê Korçes, që më datën 2 Mars dhe nuk është kthyer më.

Ka qenë vëllai i saj, shtetasi S. H., 22 vjeç, i cili ka bërë kallëzim në Polici dhe u ka kërkuar ndihmë autoriteteve për t’i gjetur të motrën.

Policia thotë se po punohet për gjetjen e 16-vjeçares.

Share This Article