Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, mbi bazën e materialeve të referuara nga ana e Prokurorisë së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal nr. 748 datë 19.12.2024 për veprat penale ‘’Prodhim dhe shitja e narkotikëve’’ e kryer në bashkëpunim, ‘’Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin’’, ‘’Përkrahje e autorit të veprës penale’’ dhe ‘’Moskallëzim Krimi’’ parashikuar nga neni 283/2, 197, 302 dhe 300 i Kodit Penal.
Nga hetimi dhe ndjekja me metoda speciale të hetimit në datën 01.03.2025, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila ka miratuar kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për caktimin e masave të sigurimit personal për 10 shtetas si dhe kontrollin e një subjekti lokal.
Në datë 04.03.2025 u bë ekzekutimi i masave si më poshtë:
‘’Arrest me burg’’ për shtetasit B.H., M.A., E.S.
’’Arrest në shtëpi’’ për shtetasit I.A., G.K.
’’Ndalimi i daljes jashtë shtetit’’ dhe ’’Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’’ për shtetasit D.H., DH.L
Janë shpallur në kërkim shtetasit B.H., D.H., dhe E.P.
Prokuroria e Gjirokastrës jep masat e arrestit për 10 persona
