Një 22-vjeçar është marrë me forcë në makinë nga tre persona, të cilët e kanë çuar në fshatin Shëngjergj në Tiranë dhe e kanë.

Policia bëri të mundur arrestimin e autorëve Arjan dhe Agim Çullhaj dhe Erind Kullolli, të cilët akuzohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim.

Sipas informacioneve 41-vjeçari ishte babai i ish-të dashurës së të riut që morën peng.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit A. Ç., 41 vjeç, A. Ç., 38 vjeç, dhe E. K., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110/25, i Kodit Penal. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë forcërisht në automjet, një 22-vjeçar, dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij, për motive të dobëta.