Prangoset shoferi 29-vjeçar, aksidentoi 55-vjeçaren te vijat e bardha dhe u largua

Jugulajm.net
1 Min Read

Aksidentoi një shtetase në vendkalimin e këmbësorëve dhe u largua nga vendi i ngjarjes, identifikohet dhe arrestohet autori i aksidentit.
Më datë 30.09.2025, rreth orës 16:00, në segmentin rrugor “Gjergj Kastrioti”, një shtetas, gjatë drejtimit të automjetit të tij, aksidentoi këmbësoren Z. M., 55 vjeçe, e cila ishte duke kaluar në vendkalimin e këmbësorëve dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë 55-vjeçarja mbeti e dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, përfshirë këqyrjen e kamerave të sigurisë dhe mbledhjen e dëshmive nga shërbimet e Policisë Rrugore Vlorë, u bë e mundur identifikimi i automjetit që shkaktoi aksidentin dhe drejtuesit të tij.

Në vijim të veprimeve, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Xh. R, 29 vjeç, banues në Vlorë, i cili pasi kishte aksidentuar shtetasen Z. M, tentoi t’i shmangej përgjegjësisë duke fshehur edhe automjetin, i cili u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Share This Article