Deputeti i Partisë Demokratike per Qarkun Gjirokaster, Tritan Shehu, ka komentuar pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në inaugurimin e sheshit të emëruar nga sot pas ish-kryeministrit grek Konstantinos Mitsotakis në qytetin e Dropullit.
Përmes një postimi në fb, deputeti Shehu shprehet se situata me Greqinë është e krijuar qëllimisht e artificialisht nga Rama, për interesa, që nuk përputhen aspak me ato të Shqipërisë e shqiptarëve.
Ja postimi i plotë i Shehut:
Hipokrizia e Rames me Greqine!
Rama u cfaq sot ne Dervican per te inaguruar bustin e Mitsotakis “te vjeter”.
Vjen ketu mbasi qellimisht i shkaterroi maredheniet tona me Greqine!
E filloi kete “histori” vite me pare, qe ne opozite duke anatemuar ate mareveshje krejt normale per ujrat detare me Greqine.
Dhe me tej duke kaluar neper zig zage per te cuar te ngjarjet e fundit me Belerin.
I gjithe ky eshte nje zhvillim i para caktuar per te demtuar maredheniet tona strategjike me Greqine fqinje e mike, antare e BE dhe e NATO.
Duke ardhur sot ne nje situate krejt absurd, kur maredheniet Shqiperi- Greqi jane pothuajse te “ngrira”.
Nje situate kjo demtuese per ne e Rajonin ne terresi.
E krijuar qellimisht e artificialisht nga Rama, per interesa, qe nuk perputhen aspak me ato te Shqiperise e shqiptareve.
Qartesisht qe lidhen me interesat e atyre, qe nuk jane te interesuar per nje Shqiperi e Rajon Europian e Perendimore.
Por dhe per interesa te vete Rames, i cili kerkon qe vendi i Shqiperise te jete larg Europes, diku nga Lindja, aty ku mund te mbijetojne autokratet.