Vrasja e biznesmenit italian në Salari, u qëllua me 1 plumb në këmbë dhe…

Jugulajm.net
1 Min Read

Vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në fshatin Salari të Tepelenës, vijon të mbetet e mbushur me mister, ndërsa ende autoritet nuk kanë dhënë asnjë detaj nga rezultatet e autopsisë se me çfarë u shkaktua plaga në këmbë që i mori jetën.

Por, gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, ka arritur të mësojë përmes burimeve se sipas rezultatit të autopsisë italiani është qëlluar me një plumb në këmbën e djathtë, plagë e shkaktuar nga një armë zjarri.

Dinamika e vrasjes së Sarchit është ende e paqartë dhe se nga çfarë distance është qëlluar.

Ndërkohë, nga ajo çfarë mësohet deri më tani, në vendin e ngjarjes u gjetën vetëm dy çifte, por rezulton se plaga në këmbën e italianit nuk është shkaktuar nga të shtënat me çifte. Arma me të cilën u qëllua italiani nuk është gjetur në vendin e ngjarjes.

Mësohet gjithashtu se italianit Sarchi i është dhënë lamtumira një ditë më parë në një ceremoni mortore në Tufinë.

Prej 20 vitesh ai ishte vendosur në vendin tonë dhe ishte i martuar me një grua shqiptare  me të cilën kishte edhe dy fëmijë.

Share This Article