Aksident, “Benzi” përplas 60-vjeçarin me biçikletë, dërgohet urgjentisht në spital

Jugulajm.net
1 Min Read

Një person rreth të 60- tave, i cili po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një automjet dhe ka përfunduar në spital.

60-vjeçari po udhetonte në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë në afërsi të rrethrrotullimit të Grabjanit.

Drejtuesi i biçikletës nuk dihet sesi ka përfunduar para mjetit tip “Benz” i cili e ka përplasur në tentativë për t’a shmangur.

Personi i aksidentuar është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes nga ambulance, ndërsa efektivët e policisë së qarkullimit rrugor kanë mbërritur në vendngjarje, jo vetëm për të kryer procedurat e dokumentimit, por edhe për të disiplinuar trafikun në autostradë.

Drejtuesi i mjetit aktualisht është në komisariat dhe po pyetet nga efektivët e rrugores, për të marrë deklaratën, sesi ka ndodhur aksidenti, ndërsa nga spitali, informacionet e para janë, që i dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Share This Article