Në 11- vjetorin e ngjarjes së 21 janarit, familjarët e njerit prej viktimave te vrare ne bulevard nga forcat e Gardes se Republikes, Ziver Veizit, vazhdojnë të apelojnë për drejtësi.
Motra e Ziverit, Trëndafilja, thotë se edhe sot, 11 vite më pas drejtësia nuk është vënë në vend dhe nuk është bërë asgjë për zbardhjen e ngjarjes dhe te autoreve te vertete.
Homazhet për Ziver Veizin, kanë bërë bashkë familjarë, miq dhe drejtues të pushtetit vendorë ne varrezat e fshatit Zenelaj, Bashkia Gjirokaster.