Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në shtëpinë e tij, në lagjen nr. 12 në Durrës.
Dyshohet se viktima nuk e ka humbur jetën për shkaqe natyrale, por është goditur me thikë.
Ngjarja e rëndë sapo është zbuluar nga policia dhe informacionet për krimin janë ende paraprake.




