SPAK merr të pandehur kryebashkiakun Isai, ja akuzat…

Jugulajm.net
1 Min Read
SPAK ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai, i cili akuzohet për disa vepra penale të lidhura me prokurimet publike.

Sipas burimeve zyrtare, ndaj tij rëndojnë akuzat:

Shkelje e barazisë në tendera dhe ankande publike

Shpërdorim detyre

Korrupsion pasiv dhe aktiv i funksionarëve publikë

Fshehje të pasurisë

Isai është thirrur nga SPAK për herë të dytë më 15 janar 2025, ku ka dhënë shpjegime shtesë në lidhje me procedurat e dyshuara të parregullta në disa tendera të Bashkisë Kolonjë. Ai deklaroi se kishte dhënë sqarime shtesë mbi çështjet e hapura që nga viti 2023.

“’Njësoj këndshëm! Mund të them që dhashë disa shpjegim shtesë nga 2023. Nuk e di nëse duhet të them çështjen. Isha deklarues. Dhashë shpjegime shtesë”, tha asokohe Isai.

Hetimet kanë nisur pas një kallëzimi të bërë nga një avokat në Korçë, ku u ngritën dyshime për tendera të klasifikuar me “flamur të kuq”. Gjithashtu, edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit ka referuar më herët në SPAK problematika mbi zbatimin e kontratave dhe menaxhimin e fondeve publike në Kolonjë.

Share This Article