Pas denoncimit qe beri nje dite me pare me video ”Jugulajm” per mbeturinat industriale, qe jane hedhur rnga Kantina ”BEJKO” ne Permet, ka nderhyre dhe policia.
Ne nje reagim permes komunikates per shtyp, behet e ditur se eshte nderhyre sapo eshte bere publik denoncimi dhe se me kete çeshtje po merret organi i akuzes Gjjrokaster.
Njoftimi i Policise per ndotjen e shkaktuar nga Kantina ”BEJKO” ne Permet:
Në lidhje me një video të publikuar në një portal, për denoncimin e hedhjes së disa mbetjeve në një tokë në fshatin Piskov, Përmet, bëjmë me dije se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet, kanë kryer veprimet për rastin dhe në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për identifikimin e shtetasit/ve përgjegjës për hedhjen e mbetjeve (bërsi rrushi).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




