Braçe thirrje qytetarëve dhe biznesmenëve: Blini sa më shumë shalqi sepse…

Jugulajm.net
2 Min Read

Mëngjesin e kësaj të diele deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe e ka nisur me një apel dhe lutje për të gjithë qytetarët dhe pronarët e restoranteve, hoteleve e bareve.

Në llogarinë e tij në “Instagram”, Braçe ka ngritur alarmin për çmimin e shalqinit duke thënë se është i pamjaftueshëm dhe nuk mund të përballojë as koston e punëtorit që e vjel.

Për këtë arsye, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të blejnë sa më shumë shalqi, ndërkohë që biznesmenët ta përfshijnë atë në menutë e restoranteve dhe ‘beach bareve’ të tyre.

“Duhen shpëtuar bujqit, që ata të prodhojnë vitin tjetër e ne të ushqehemi”, thekson Braçe ndër të tjera.

Postimi i plotë:

SHALQINI ESHTE FRUTI I GUSHTIT!

I SHENDETIT, VECANERISHT GJATE DITEVE TE NXEHTA,

NDIHMON NE GJITHCKA!

SHALQINI ESHTE NE KRIZE TE THELLE;

CMIMI SOT NE DIVJAKE 6 LEKE PER KILOGRAME!

(As kostoja e punetorit per ta vjele nuk del me kaq leke).

Ka marre mund, sakrifica dhe para-shpenzime, kosto,

te prodhohej.

A MUND TU BEJ NJE LUTJE TE GJITHEVE?;

BLINI SHALQI TANI, JO THJESHT SE ESHTE I SHENDETSHEM, FRUTI ME I SHENDETSHEM I GUSHTIT,

POR EDHE PER TE NDIHMUAR, SHPETUAR BUJQIT!

NUK JU KUSHTON ASGJE!

Te njejten LUTJE kam per HOTELET, RESTORANTET, BARET E BEACH BAREt:

BEJENI MENU MASIVE SHALQININ!

JEPENI EDHE JASHTE FATURES SE MENGJESI, DREKE E DARKE, SE NUK U KUSHTON GJE!

DUHEN SHPETUAR BUJQIT, QE ATA TE PRODHOJNE VITIN TJETER E NE TE USHQEHENI!

PA BUJQ NUK KA USHQIM TE MIRE!

Share This Article