Rezultatet e germimeve arkeologjike te kryera gjate vitit 2025 ne qytetin antik te Antigonese por edhe ne keshtjellen Argjiro, ishin pjese dhe prezantim gjate konferences shkencore qe u mbajt ne qytetin e gurte dhe kjo edhe ne perfundim te misionit arkeologjik italo-shqiptar qe prej disa vitesh punon ne Luginen e Drinos.
Specialistet e fushes thanë se gjate germimeve te kryera ne Antigone dolen ne pah shume gjetje te reja si dhe u identifikuan struktura qe ndoshta mund t’i paraprijnë themelit të ketij qyteti antik.
Misione te tilla sherbejne jo veten ne njohjen dhe daljen ne pah te historise se qyteteve antike, por njeherazi jane shtyse per shtimin e ofertave turistike qe ofron Gjirokastra-shprehet Jola Mitrojorgji drejtore e përgjithshme e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.
Për specialistet e Institutit te Trashegimise eshte ende heret per nje konkluzion perfundimtar sa i takon datime te sakta mbi periudhen e ekzistences se Antigonese por edhe Adrianoplis.
Nje prej objektivave te rendesishem ngelet dhe te kuptohet se si keto pika kryesore kulturore historike te mund te integrohen ne nje sistem duke shfrytezuar dhe lidhjet e mundahme me turizmin bregdetar.



