EMRI-FOTO/ Greqi, 27-vjeçari shqiptar dje doli nga burgu, sot plagosi një grua duke iu futur në shtëpi për plaçkitje

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një banesë me qira në zonën e Kipsës, Kasandra të Halkidikisë, Greqi.

Një 27-vjeçar shqiptar i identifikuar si Ylli Shkalla, 27 vjeç, nga Tirana ka hyrë në banesë dhe pasi ka grabitur 2000 euro dhe një telefon celular, ka goditur me thikë një turiste ukrainase 25-vjeçare.

E reja, e plagosur, u transportua menjëherë në qendrën shëndetësore të Kasandrës, ku po merr trajtim mjekësor.

Përmes fotografive, ajo arriti të identifikojë autorin e dyshuar.

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e tij.

Hetimet zbuluan se shqiptari ishte arratisur vetëm një ditë më parë nga burgu i Kasandrës, një institucion gjysmë i hapur me karakter bujqësor, ku ai po vuante dënimin dhe punonte.

Ai ishte arrestuar më parë në shkurt të vitit 2017 për nëntë vjedhje të kryera në bashkëpunim në Tiranë.

Policia greke vijon kërkimet për kapjen e të arratisurit, i cili konsiderohet i rrezikshëm.

Share This Article