Një incident ka ndodhur mbrëmjen e kesaj se premteje në Fushë-Krujë.
Mësohet se një punonjës policie është dhunuar fizikisht nga një person gjatë kohës që po parkonte automjetin e tij.
Ndërkohë autoritetet kanë identifikuar edhe autorin e dyshuar.
Sakaq, punojnësi i policisë ndodhet aktualisht në komisariatin e zonës, pasi e ka bërë vetë denoncimin për ngjarjen.
Bëhet me dije se blutë kanë ushtruar kontrolle në banesën e autorit
Siç raportohet, shkak i konfliktit ka qenë një motiv banal, ku janë zënë me grushte pas debatit për një vend parkimi.




