Një zjarr ka përfshirë një banesë në orët e para të mëngjesit, ku sipas të dhënave ka shkaktuar dëme të shumta materiale.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vloçisht të bashkisë Maliq. Në vendngjarje ndërhynë dy mjete zjarrfikëse të cilat arritën të izolonin flakët në mënyrë që ato të mos përhapeshin në banesat ngjitur. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar.
Sipas grupit hetimor, dyshohet se shkak është bërë rrjeti i amortizuar që ka sjellë shkëndijë elektrike. Policia po vijon veprimet e mëtejshme në vendngjarje.




