Berisha: Rama i damkosur sa asnjë lider tjetër në Europë, ”Lubia” tmerr për deputetët e PS

Jugulajm.net
2 Min Read

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale se kryeministri Edi Rama është “lideri më i damkosur në Europë”.

Berisha u shpreh se opozita ka luajtur rol në mbrojtjen e dinjitetit të shqiptarëve përmes protestave dhe reagimeve ndërkombëtare, duke shtuar se “Rama politikisht është i plagosur për vdekje”.

Ai komentoi edhe situatën e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për të cilën tha se vazhdon të ketë ndikim të fortë në qeveri dhe në institucione shtetërore. Sipas Berishës, opozita do të vijojë “kryengritjet paqësore” deri në largimin e Ramës nga pushteti.

“Rama i damkosur sa asnjë lider tjetër në Europë. Kjo është arritje për forcat demokratike, për opozitën. Rama politikisht është i plagosur për vdekje. Kryengritja e jashtëzakonshme e opozitës me jehonën e saj ndërkombëtare, ka luajtur rol në mbrojtjen e dinjitetit shqiptar. Opozita përballet dhëmbë për dhëmbë me regjimin e Ramës.

Gjer tani nuk ka asnjë vendim konkret pas deklaratës së Ramës se çështja Balluku u mbyll! Ajo që po ndodh është Balluku si kryeministër në hije, vendimmarrëse kryesor në partinë e krimit. Balluku çdo ditë shkon në ministrinë dhe agjencitë që drejtonte më parë, për të vazhduar në drejtim të tyre dhe për të ndryshuar dokumente. Lubia është bërë tmerr për deputetët dhe drejtues të PS. Nuk guxojnë t’ia përmendim emrin. Ajo ka rivendosur, rikthyer Oltion Bistrin si organizator të karteleve dhe bandave kriminale. Rama deklaroi asokohe se çështja Balluku u mbyll, por jo për ne. Ne jemi në këmbë. Do të vazhdojmë kryengritjet paqësore, deri në largimin e Ramës.”, tha ai.

Share This Article